Helidon Bushati takim me pensionistët në Shkodër: Shëndetësia falas fasadë, premtojmë rritjen e pensioneve të paktën 5% në vit
Helidon Bushati gjatë takimit me pensionistët
Drejtuesi politik i fushatës së PD-së, Helidon Bushati, ishte sot i pranishëm në Shkodër, në një takim me pensionistët.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Bushati tha se shëndetësia ishte vetëm një fasadë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka çuar vendin në një varfëri të jashtëzakonshme.
Ndërsa u ndal te programi i PD-së, Helidon Bushati tha se do të mbështesë pensionistët, duke premtuar rritje të pensioneve me të paktën 5% në vit.
"650mijë pensionistë shqiptarë do kenë rritje të pensioneve çdo vit , me minimalisht 5% në vit dhe padyshim sa dyfishi i inflacionit nqs ka rritje të çmimit, të produkteve të shportës padyshim që do të ketë dyfishin pensionet në mënyrë që përballojë dhe të ketë rritje efektive të fuqisë blerëse", tha ai.
Bushati shtoi po ashtu PD do të luftojë korrupsionin dhe monopolet, që sipas tij, do ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të ushqimeve.
"Elementë të tjerë që do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies , në rritjen e të ardhurave është ulja e çmimit të produkteve ushqimore . Partia demokratike në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe monopoleve do të ndikoj drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore , të cilat sot janë në nivelet më të larta si rrjedhojë e monopoleve të lidhura me pushtetin , të cilët importojnë produktet e importuara dhe ndikojnë në çmimin e tregut.
Angazhim i partisë demokratike është edhe ulja e çmimit të dritave, ato që ndikojnë drejtpërdrejt në xhepin tuaj. Për 70% të popullsisë dhe sidomos për shtresat në nevojë dhe pensionistët do të ketë reduktim të energjisë elektrike, do të ketë përmirësim të sistemit shëndetësor. Ilaçet e rimbursueshme do jenë ilaçe me efektivitet jo produkte që kanë origjinë të dyshimtë, vet paketa e rimborsueshme për shtresat në nevojë dhe pensionistët do të zgjerohet dhe do të jetë plotësisht e mbuluar nga shteti", shtoi Bushati.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10