Helikopterët, 700 milionë
lekë për trajnimin e pilotëve

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka paguar më datë 1 gusht shumën prej më se 512 mijë eurosh, si pagesë paraprake për trajnim të pilotëve për helikopterët e rinj, të kontraktuar në Francë. Kjo duket se është një këst i parë për një pagesë të llogaritur në rreth 3.5 milionë euro, që do të paguhen për një shërbim të tillë. Sipas raporteve të Thesarit të Shtetit, Reparti 3001 ka kryer ditën e parë të këtij muaji një pagesë të avancuar të kontratës së trajnimit të pilotëve shqiptarë, sipas kontratës me numër 1094, të datës 5 korrik të këtij viti, për një shumë prej 512.575 eurosh, me kurs 136.7 lekësh për një euro, njofton ministria e Financave. Pagesa është kryer nëpërmjet bankës Credins, në shumën e lekëve 70.559.216.

Sipas agjencisë amerikane të lajmëve UPI, qeveria shqiptare ka kontraktuar shoqërinë britanike "FB Heliservices" për trajnimin e pilotëve të helikopterëve të forcave të armatosura. "FB Heliservices", një firmë e përbashkët e "Bristoë Helicopters" dhe "Cobham Aviation Services", do të ofrojë trajnimin e 12 pilotëve të forcave ajrore shqiptare. Pilotët do të trajnohen në fushën teknike, ndërkohë që katër ekuipazhe do të trajnohen për operacionet e kërkim-shpëtimit. Pilotët dhe ekuipazhet do të përdorin helikopterë të tipit "Cougar", do të trajnohen në Angli me mjete të tipeve "Agusta A109" dhe "Bell 412 HAR2".

Sipas eksperëtvë, gjithë këto para të nxjerra nga buxheti i shtetit janë një shpenzim i tepërt dhe i kotë. Në kontratën e blerjes së helikopterëve të rinj përcaktohet qartësisht se edhe trajnimi i ushtarakëve, të cilët do të drejtojnë këto mjete ajrore, do të bëhej nga firma "Eurocopter". Por, ministria e Mbrojtjes ka preferuar që trajnimi i pilotëve të këtyre helikopterëve të realizohet në Angli. Kontrata ka një vlerë totale prej 3.300.000 eurosh dhe është e shtrirë në tre vite buxhetore, 2012-2014. Ndërkohë që në kontratën e nënshkruar tre vite më parë, kostoja e trajnimit të 10 pilotëve, bashkë me blerjen e helikopterëve, ishte vetëm 375.300 euro.

Lexo shkrimin e plotë në Shqiptarja.com

(gk/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni