Dy helikopterë luftarak të Flotës Mbretërore Britanike, dhuruan spektakël për qytetarët mëngjesin e së dielës, teksa fluturuan mbi Sheshin Skënderbej në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve.
Ky demonstrim, vjen edhe në kuadër të një sërë aktivitetesh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Komandant i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia tha se Forcat Speciale Shqiptare tha se Shqipëria po përgatitet intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashku me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë.
Përfaqësuesi i forcave ushtarake britanike tha se Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.