Helikopterët Cougar jashtë funksionit, Ministria e Mbrojtjes hap vende të lira pune për mekanikë

Helikopterët Cougar jashtë funksionit, Ministria e Mbrojtjes hap vende të lira pune për mekanikë

Dalja jashtë funksionit të helikopterëve Cougar, të cilët  përdoren në raste emergjente, siç janë situatat e zjarreve, ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të hapë vende të lira pune për mekanike, të cilët mund të bëjnë rregullimin e tyre.

Njoftimin e ka bërë vetë ministri  i Mbrojtjes, i cili thotë se aplikimet kanë nisur që prej datës 28 qershor dhe përfundojnë në 12 korrik. Sipas njoftimit të vetë ministrit, mekaniket duhet të jenë me shkollë të mesme profesionale, të kenë eksperiencë, por edhe trajnime.

“Mirëmbajtja e helikopterëve, Ministria e Mbrojtjes hap vende të lira për mekanikë. Ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e vende të lira të punës për mekanik/teknik helikopteri si dhe mirëmbajtës të pajisjeve testuese/kontrolluese dhe avioni, pranë Forcës Ajrore. Aplikimet kanë nisur prej datës 28 qershor dhe përfundojnë më 12 korrik.

Kandidatët do të konkurrojnë me dosje dhe duhet të kenë arsim të mesëm profesional mekanik apo elektrik. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune, por duhet që të kenë edhe trajnime të ndryshme me specialitetin e kërkuar. Detyrë kryesore është kryerja në kohë dhe me cilësi e punimeve në teknikën fluturuese, apo riparimi i defekteve në helikopterë”.- njofton ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja