Report Tv ka siguruar pamjet me dron, të realizuara nga ceremonia e 105-vjetorit të FA në sheshin ‘Nënë Tereza’. Report Tv iu sjell pamjet fantastike nga sheshi ‘Nënë Tereza’, ku shihen makinat dhe helikopterët e FA, si dhe armët e përdorura nga ushtarakët në misionet e tyre në vendet e luftë, siç është Afganistani.
[gallery]25037[/gallery]
Report Tv ka vëzhguar nga afër ekspozitën e Forcave të Armatosura, të zhvilluara sot në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, me rastin e 105-vjetorit të krijimit të FA. Oficeri i FA, Ervin Hodo, sqaroi për kameran e Report Tv disa nga pajisjet kryesore që përdoren nga FA.
“Kemi ekspozuar disa pajisje kryesore që janë në përdorim. Këtu është drageri, mostra me përbërje kimike. Këto përdoren kryesisht në raste kur ndodhin incidente në fabrika, me solucione të ndryshme. Historia e FA është e lavdishme, u krijua si një njësi që shërbente për të mbrojtur hapësirën e Shqipërisë dhe sot jemi shumë më të zhvilluara për të shpërndarë demokraci anë e mbanë globit. Armatimi që përdorim sot përdoret në vendet më të zhvilluara të NATO. Ne vijmë nga një vend i izoluar, ndërsa sot flasim për një ushtri të hapur”, tha Hodo.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








