Helikopteri i rrëzuar, nxirren 
nga liqeni pjesët e mbetura

Helikopteri i rrëzuar, nxirren <br />nga liqeni pjesët e mbetura
Pjesët e mbetura të helikopterit të ushtrisë EC 145, që u rrëzua të mërkurën e kësaj jave në liqenin e Shkodrës, janë nxjerrë sot nga Polumbarët e RENEA-s dhe Forcave të Armatosura. 

Për nxjerrjen e trupit të helikopterit është përdorur edhe një vinç i tonazhit të rëndë. 

Fillimisht, pjesët e mjetit fluturues të ushtrisë janë transportuar drejt qytetit verior të Shkodrës, ndërsa më pas trupi i helikopterit, bashkë me pjesët e tij, do të transportohen drejt Tiranës.

Operacioni për nxjerrjen e helikopterit vijoi që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ku fillimisht u nxorën pjesë të tij, si radarit dhe sende të tjera.

Një ditë më parë u nxor nga liqeni edhe kamera regjistruese e helikopterit të ushtrisë EC 145.

Kjo pajisje, si dhe kutia e zezë do t'i nënshtrohen të hënën ekspertizës, në Prokurorinë e Shkodrës, në prani të specialistëve të "Eurocopter", nga ku pritet të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë.

Helikopteri u rrëzua 5 ditë më parë në Grizhë të Malësisë së Madhe, kur humbën jetën edhe dy pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, si u plagos Gerald Baramuça. 

helikopteri duke u transportuar

helikopteri duke u transportuar

helikopteri duke u transportuar
(Transportimi i mbetjeve dhe trupit të helikopterit të ushtrisë EC 145)



  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur