Helikopteri, Kodheli: Po bëjmë më
të mirën për zbardhjen e çështjes

Ministrja e Mrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo takuan sot ushtarakë të bazës ajrore Farkë, në Tiranë.

Kodheli ka folur për aksidentin ajror të së mërkurës së javës së shkuar, ku humbën jetën edhe dy pilotë, pasi helikopteri EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

Ministrja tha se “po bëjmë maksimumin me prokurorinë që çështja të zbardhet”. Ndërsa, Bazo tha iu bëri apel efektivëve ajrorë që të fokusohen në punën e tyre. “Misioni vazhdon”, tha ai.

Helikopteri u rrëzua në liqenin e Shkodrës, rreth orës 14.00 të 6 prillit. Nga kjo ngjarje humbën jetën 2 pilotë, toger Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj si dhe u pagos ushtari Gerald Baramuça. Të tre gjendeshin në bordin e mjetit fluturues.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune