Helikopteri rrëzohet në alpet e Zvicrës, humbin jetën 20 personat që ishin në bord

Helikopteri rrëzohet në alpet e Zvicrës, humbin jetën 20 personat që ishin në bord

Alpet e Zvicres

Një helikopter i Luftës së Dytë Botërore Ju-52 HB-HOT që përdorej në Zvicër për fluturime turistike u rrëzua dje në zonën e quajtur Piz Segnas pjesë e kantonit të Grigioni në alpet e Zvicrës, ndërsa sot konfirmohet se 20 personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Avioni u rrëzua teksa udhëtonte në lartësinë 2.540 metra, ndërsa policia zvicerane konfirmoi pak më parë lajmin. Helikopteri i përkiste kompanisë Ju-Air dhe ishte prodhuar mes viteve 1921-1952.

“Është detyra jonë të japim lajmin e trishto të rrëzimit të njërit prej helikopterëve tanë. Për momentin nuk mund të japim më shumë informacione”,- thuhej në mesazhin e kompanisë.

Kapaciteti i helikopterit ishte për 17 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

Kur kanë kaluar gati 24 orë nga incidenti, policia zvicerane ka bërë edhe një bilanc përfundimtar. Sipas policisë, në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 5 helikopterë të tjerë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)