Një helikopter i tipit Mi 171 Sh nga Divula në Kroaci dhe një aeroplan pilatus i forcave ajrore kroate janë vënë në kërkim të një helikopteri ushtarak që u rrëzua në rajonin e quajtur ‘Pakova’.
Bëhet fjalë për një helikopter ushtarak të forcave mbrojtëse që Hungarisë që po kryente një trajnim në Hungari.
Ekipet e shpëtimit janë në terren, deri tani janë arritur të gjenden 2 trupa nga 3 personat që gjendeshin në helikopterin ushtarak.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar ngjarjen e rëndë që ka tronditur Kroacinë ditën e sotme.