Të gjithë janë habitur nga lajmi më i fundit i publikuar nga kompania që ka krijuar personazhin e famshëm Hello Kitty, ku thuhej se ajo nuk është një mace. E në fakt në të vërtetë ajo është shumë larg çdo gjëje që mund të kishim menduar rreth saj.

Shumica e njerëzve e sidomos fëmijëve e kanë parë atë gjithmonë si macen e bardhë bukuroshe dhe lozonjare të veshur me ngjyrë pink, por e vërteta qëndron ndryshe. Agjensia Japoneze “Sanrio” ka publikuar në 40 vjetorin e krijimit të saj se Hello Kitty nuk është një mace por një vajza angleze, e cila jeton në periferi të Londrës.

Dhe në fakt ajo nuk na është paraqitur kurrë si një personazh me 4 putra.


Emri i vërtetë i personit që ka inspiruar Hello Kitty-n është Kitty White dhe jeton bashkë me binjaken e saj Mimmy White, prindërit dhe një mace, të quajtur Charmmy Kitty. Ky fakt është treguar dhe vërtetuar nga vetë krijuesit e personazhit. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)