Helmimet nga ushqimet janë rastet më të shpeshta që trajtojnë mjekët e spitalit infektiv në QSUT. Këto ditë korriku është shtuar numri i pacientëve, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe rastet e rënda nga dehidratimi. Moshat e treta, por edhe turistët kanë qenë kontingjenti më i rriskuar. Elda Qyra, mjeke infeksioniste shpjegon për masat që duhen marrë. Trisoli është medikamenti thonë mjekët që nuk duhet të mungojë në shtëpi, në rastet e intoksikacioneve nga ushqimet. SA i përket simptomave mjekët tregojnë se shenja e parë dhe më e shpeshtë, është diarrhea. Por, mund të kemi edhe dhimbje stomaku, të vjella, temperaturë të lartë, apo edhe diarre me gjak. Nga ana tjetër mjekët rekomandojnë edhe ndjekjen e këshillave të tjera, siç është higjiena e lartë, konsumimi i produkteve të freskëta etj. Në spitalin infektiv, këto ditë janë trajtuar edhe pacientë që janë pickuar nga mushkonjat. Por fatmirësisht sipas mjekëve ata nuk kanë patur nevojë për hospitalizim, por kanë marrë trajtim në kushtet e shtëpisë.
/Shqiptarja.com











