Pas mbylljes së restorantit në Elbasan, ku u helmuan 36 persona gjatë tre dasmave, policia ka shpallur në kërkim administratorin e biznesit.

Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet M.M., (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

36 personat pjesëmarrës në dasmë kanë shfaqur simptoma helmimi duke përfunduar në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.