Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar me një deklaratë lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë nga një sërë vendesh anëtare të Aleancës dhe BE-së.
Stoltenberg tha se tre diplomatë rusë që kërkojnë të vijnë në Bruksel i’u është mohuar akreditimi. Megjithatë, Stoltenberg, një ish kryeministër norvegjez, theksoi se aleanca do të kërkojë ende bisedime të rregullta me Moskën nëpërmjet Këshillit NATO-Rusi.
Kjo është një përgjigje e gjerë, e fuqishme dhe e koordinuar ndërkombëtare dhe, si pjesë e kësaj përgjigjeje, edhe NATO do të unifikojë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Sot më duhet të njoftoj tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në NATO. Përveç tyre, kam refuzuar kërkesat për akreditim të 3 pjesëtarëve të tjerë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Këshilli i Atlantikut të Veriut ka reduktuar në maksimum përbërjen e Misionit rus në 10 persona, në përputhje me vendimin e marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kjo e çon numrin maksimal të këtij stafi në 20 persona”, tha Stoltenberg.
Ai u shpreh se ky veprim i jep një mesazh të qartë Rusisë se duhet të përballet me kostot dhe pasojat e sjelljes së papranueshme dhe të rrezikshme të saj. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së përgjigjeve konstruktive mbi atë çfarë ndodhi në Salisbury, theksoi Stoltenberg.
Sulmi i Salisburyt është cilësuar nga Britania si e para herë e përdorimit të armëve kimike në territor europian që prej Luftës së Dytë Botërore, cilësim të cilit i bëhet jehonë edhe nga Stoltenberg, me këtë të fundit që bën dallimin vetëm të “territorit të NATO-s”.
Që prej 14 marsit, kur aleatët e NATO-s shprehën shqetësimin e thellë dhe dënuan këtë shkelje të normave ndërkombëtare, konsultime intensive janë mbajtur mes tyre në kryeqytetet e vendeve respektive, përfshi edhe në selinë e NATO-s, nga të cilat ka rezultuar deri më tani dëbimi i mbi 140 zyrtarëve rusë nga 25 vende aleate të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerët e saj.