Helmimi i Navalny/ Rusia akuzon G7-ën për fushatë masive dezinformimi 

Helmimi i Navalny/ Rusia akuzon G7-ën për fushatë masive dezinformimi 

Moska ka akuzuar shtetet e Grupit të 7 vendeve më të industrializuara (G7), për “fushatë masive dezinformimi”, me qëllim rritjen e mbështetjes për sanksione ndaj Rusisë rreth rastit të helmimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Lideri opozitar, 44-vjeçar është duke u trajtuar në një spital në Berlin, pasi iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore në Siberi muajin e kaluar.

Mjekët gjermanë kanë deklaruar se ai është helmuar me agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se “sulmet pabazë ndaj Rusisë janë duke vazhduar” në kohën e “qasjes jokonstruktive të autoriteteve gjermane” dhe se “histeria rreth këtij rasti vetëm po vazhdon të rritet”, dhe se “detyra kryesore nuk është kujdesi për shëndetin e Navalnyt, apo zbulimi i arsyeve të vërteta por ‘mobilizimi për sanksione”.

Deklaratat e ekspertëve gjermanë se Navalny është helmuar me agjent të grupit Noviçok, kanë nxitur bashkësinë ndërkombëtare t’I bëj thirrje Rusisë që të nisë sa më shpejt hetimet për këtë rast.

Më 8 shtator, ministrat e jashtëm të G7-ës dënuan helmimin e Navalnyt dhe kërkuan që Rusia të dënojë ata që qëndrojnë mbrapa këtij akti.

Autoritetet ruse deri më tani kanë refuzuar që të nisin hetime penale për këtë rast.

Në mesin e kritikëve të Kremlinit që janë vrarë apo shënjestruar në vitet e fundit janë edhe gazetarja hulumtuese, Anna Politkovskaya, ish-zyrtari rus për siguri, Aleksandër Litvinenko, ish-zëvendëskryeministri rus, Boris Nemtsov, dhe agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij të helmuar me Noviçok në Sallsbëri të Britanisë më 2018.

Hetuesit britanikë kanë thënë se agjencitë ruse të sigurisë kanë qenë të përfshira në këtë sulm.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZENEL: 09/09/2020 14:55

    Politika eshte biznes,pushtet. Kjo dihet nuk ka nevoje persqarime te sqarime. Nje e thene e bukur nga dikush, nuk me kujtohet emir.. Ata duan te ndertojne ura edhe atje ku nuk ka lumenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja