Helmimi i protestuesve të PD
PS: Hetim, jo teori konspiracioni

Helmimi i protestuesve të PD<br />PS: Hetim, jo teori konspiracioni
Partia Socialiste ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas helmimit të disa protestuesve të PD, gjatë mitingut të djeshëm në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, PS kërkon fokusim të vëmendjes te çështjes e fushatës dhe shmangia e teorive të konspiracionit.

"Ditën e sotshme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysëm ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjithë autoritetet përkatëse ishte gati për të ofruar ndihmesën e vet.

Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqëndrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni.

Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe veçanërisht liderit të Opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike",
thuhet në reagimin e Partisë Socialiste. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari