Presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot ne lidhje me helmimin e e rreth 80 demokratëve dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë çeljes së fushatës së PD.
 
Duke u uruar shërim të shpejtë pjesëmarrësve në miting dhe Lulzim Bashës, Nishani shprehet se është në kontakt me agjencitë ligjzbatuese rreth hetimeve.
 
Reagimi:
 
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
 
 Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.
 
 Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com