Helmimi në mitingun e PD, Rama:
Të mësojmë sa më shpejt arsyet

Helmimi në mitingun e PD, Rama:<br />Të mësojmë sa më shpejt arsyet
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të arsyeve që çuan në lëndimin e disa mbështetësve të opozitës dje në mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Komentet e tij kreu i qeverisë i ka bërë gjatë një darke iftari në qytetin e Elbasanit, me besimtarë myslimanë, pasi përmbylli takimet në kuadër të fushatës në këtë qark. Në fjalën e tij, Rama u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar, me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe me urimin po ashtu që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari