Helmimi ndaj spiunit rus, Julia Skripal: Respektoni privatësinë time

Helmimi ndaj spiunit rus, Julia Skripal: Respektoni privatësinë time

Julia Skripal, vajza e helmimit rus që u helmua në mars

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një deklaratë në emër të vajzës së spiunit rus Sergei Skripal, Julias, deklarata e parë që nga dita kur u helmuan nga një agjent nervash në mars.
Deklarata citonte se Julia Skripal po përmirësohej nga dita në ditë Julia Skripal, 33 vjec dhe babai i saj janë në spital në Salisbury, në Anglinë jugore, ku ndodhi sulmi.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe thotë se Skripal, e cila është shtetase ruse, nuk ka marrë ende ofertën e Rusisë për ndihmë konsullore. Ambasada ruse në Londër tha javën e kaluar se ishte duke këmbëngulur për të drejtën e saj për ta parë atë pasi doli se Skipal ishte e vetëdijshme dhe mund të fliste.

Sergei Skripal, 66 vjeç mbetet akoma në gjendje të keqe por të qëndrueshme.

Në deklaratën e lëshuar nga policia, Skripal tha se ishte mirënjohëse për shumë mesazhe të urimi që ajo kishte marrë. Unë shpresoj që ju do të respektoni privatësinë time dhe atë të familjes time gjatë periudhës së rikuperimit tim

Të enjten, televizioni rus transmetoi një regjistrim të një bisede telefonike të dyshuar mes Julia Skripal dhe kushërirës Viktoria të saj që jeton në Rusi. Regjistrimi doli një ditë më pas, pasi ajo deklaroi që nuk kishte folur me Julian. Sidoqoftë, janë hedhur dyshime se sa e vërtetë është regjistrimi; prezantuesit e programit vetë thanë se nuk ishin në gjendje ta verifikonin atë.

Viktoria Skripal thuhet të jetë një nga të afërmit e tyre më të ngushtë që jetojnë pas një serie vdekjesh familjare. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar Rusinë për sulmin e 4 marsit, por ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar tha se Moska nuk kishte rezerva të agjentëve nervorë. Incidenti ka ngjallur një krizë diplomatike ndërkombëtare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen