18 persona kanë mbetur të helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në restorant "Artigiano" në zonën e ish-bllokut, gjatë ditës së enjte dhe të premte. 13 prej tyre janë shtruar në spitalin infektiv në QSUT.
Policia e kryeqytetit ka nisur menjëherë hetimin ndërsa Instituti i Shëndetit Publik dhe AKU-ja po analizojnë shkaqet e këtij helmimi. Nga analizat paraprake të kryera, dyshohet se personat kanë konsumuar ushqim të infektuar me bakterin salmonelë, çka ka shkaktuar helmimin e këtyre personave.
Burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konfirmuan se pacientët kanë shfaqur shenja lodhjeje, diarre dhe temperaturë të lartë që shkonte deri në 40 gradë.
Sipas rrëfimit të vetë pacientëve tek mjekët, është mësuar se ata kanë konsumuar sallatë Çezar, pica pikante, dhe brusketa.
Shenjat e mësipërme sipas mjekëve konfirmojnë simptomat e helmimit të rëndë dhe 10 nga 13 pacientët ndodhen në gjëndje të rëndë ndërsa 3 janë në gjendje më të mirë. Ndërkohë, pesë persona pasi kanë marrë trajtimin e parë mjekësor, janë larguar në banesa.
Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të restorantit "Artigiano" në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.
Po ashtu, Policia ka nisur veprimet hetimore, duke marrë analizat e para të kryera nga ISHP-ja dhe po ashtu ka marrë deklarime nga disa prej të helmuarve.
Sipas burimeve, po hetohet edhe për një tjetër lokal në Ibë, pasi disa prej pacientëve kanë qenë rezidentë atje dhe më pas kanë konsumuar ushqim në lokalin në zonën e ish-Bllokut.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO