Helmohen 60 klientë në restorantin
e Rexhepit, kuzhinierit me famë

DANIMARKE -  Ai është një nga emrat me të cilët shqiptarët krenohen. Bëhet fjalë për Rene Rexhepin, i shpallur si kuzhinieri më i mirë në botë.

Restoranti i tij "Noma" në Kopenhagen është cilësuar si më i miri në botë dhe mban dy yje "Michelin" por më shumë se 60 klientë të këtij restoranti janë helmuar pasi kanë ngrënë aty ku një vakt kushton së paku 330 euro.

Mendohet se klientët u prekën nga një virus, që nisi të përhapet kur një nga punonjësit e restorantit erdhi në punë i sëmurë. Klientët u prekën nga virusi dhe patën të vjella.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për helmimin e klientëve. Hetimi ka zbuluar se "Noma" nuk e ka dezinfektuar kuzhinën në kohën e duhur për të ndaluar përhapjen e virusit.

KOPENHAGEN
(Në foto: Restoranti "Noma"


rene
(Në foto: Rene Rexhepi, vlerësuar si kuzhinieri më i mirë në botë)


(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!