Helmojnë ushqimin e djegin
shtëpinë, motrat ikin me 5 mln

Helmojnë ushqimin e djegin<br />shtëpinë, motrat ikin me 5 mln
DURRËS - Histori thriller kanë gatuar dy motra adoleshente nga qyteti i Durrësit, të cilat rezultojnë të zhdukura nga 16 korriku i këtij viti. Sipas policise ato kane shfrytezuar momentin qe familjaret e tjere ndodheshin ne spitalin e Tiranes pasi u helmuan nga ushqimi, i kane vene flaken shtepise, kane vjedhur rreth 5 milione leke, 4 celulare, kane marre me vete pasaportat dhe jane larguar pa lene asnje gjurme. Policia i ka shpallur ne kerkim per zjarrevenie te qellimshme dhe vjedhje.

Babi i dy vajzave Hiqmet Kajtazi ka pranuar se është helmuar nga fëmijët e tij të cilët i kanë marrë paratë dhe çdo send tjetër me vlerë. Gjithashtu ai hedh dyshime se vajzat mund të jenë gënjyer nga ndonjë person ose në rrjetet sociale, pasi siç thotë ai, vajzat e tij nuk ka dalë as për kafe pa u shoqëruar nga familja.

Historia e tyre nis më 15 korrik, kur babai i tyre, nëna dhe motra e madhe u helmuan nga ushqimi pasi konsmuan vaktin e drekës.

Kryefamiljari Hiqmet Kajtazi 49 vjeç, bashkëshortja e tij 39-vjeçare Anila Kajtazi dhe vajza 20-vjeçare e familjes Alketa u dërguan për mjekim në kryeqytet, ndërsa dy vajzat e tjera 18-vjeçarja Orialda dhe motra e saj e vogël me inicialet K.K ndenjën të vetme në shtëpi, pasi cuditërisht ishin të vetmet që nuk u helmuan.

Një ditë më pas, më 16 korrik, kur familjarët e helmuar janë kthyer kanë marrë një surprizë! Shtëpia e tyre në lagjen numër 15 ishte djegur pas mesnate rreth orës 02:30 dhe dy vajzat e vogla ishin zhdukur pa lënë gjurmë...por ishin kujdesur që me vete të “merrnin” veç sendeve të tyra personale, edhe 4 qind mijë lekë të reja dhe 800 euro, 4 telefona celularë, pasaportat dhe kartat e identitetit të motrës së madhe që ndodhej në spital, Alketës. 

Çifti i bashkëshortëve Kajtazi bënë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzave. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se kanë qenë pikërisht vajzat e shtëpisë të cilat i kanë vënë flakën shtëpisë dhe që kanë vjedhur lekët së bashku me telefonat e familjarëve.
 
Dy motrat Kajtazi janë shpallur në kërkim nga policia për “shkatërrim e pronës me zjarr” dhe “vjedhje” në bashkëpunim. 

motrat

Babai: Në polici më thanë do kthehen kur t’u mbarojnë lekët 
Babi i dy vajzave Hiqmet Kajtazi ka pranuar se është helmuar nga fëmijët e tij të cilët i kanë marrë paratë dhe çdo send tjetër me vlerë. Gjithashtu ai hedh dyshime se vajzat mund të jenë gënjyer nga ndonjë person ose në rrjetet sociale, pasi siç thotë ai, vajzat e tij nuk ka dalë as për kafe pa u shoqëruar nga familja.
 
Por më tej ai e shton se e shikon me mosbesim punën e policisë për çështjen e largimit të vajzave të tij duke theksuar se i është thënë "do u mbarojnë lekët dhe do u vijnë".
 
“Kemi qenë të helmuar. Unë gruaja dhe vajza e madhe, na kanë marrë nga spitali na kanë prurë, kaq.  Kemi gjetur mangët fëmijët, marrë lekët, marrë bizhuteritë, marrë gjithçka. Me njeri s’kam ndonjë problem të kësaj natyre. Kanë marrë rreth 4 valixhe me rrobat e tyre, bizhuteri dhe lekët. Një prokuror që s’pranon të më takojë. Një drejtor policie që nuk pranon të më takojë prej tre javësh. Nuk më ka ardhur asnjeri te shtëpia, përveç ditën e parë.  Fëmijët e mi kanë qenë shtëpiakë, nuk kanë dalë nga shtëpia edhe për një kafe vetëm, ose kanë qenë me mua ose me nënën. I kanë gënjyer njeri ndoshta. Nëpër rrjetet sociale, gënjehen edhe mosha të mëdha, jo vetëm fëmijët e mi. Më kanë thënë në polici do u mbarojnë lekët dhe do u vijnë.”- u shpreh babai i dy vajzave të larguara nga shtëpia. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë