'Hemorragji' deputetësh nga grupi parlamentar i PD që zhvendosen te 'Foltorja'! Edhe Edmond Spaho i bashkohet Berishës

'Hemorragji' deputetësh nga grupi parlamentar i PD që zhvendosen te 'Foltorja'! Edhe Edmond Spaho i bashkohet Berishës

Edmond Spaho

TIRANË-Pas shpalljes së 'Foltores' nga Sali Berisha, një tjetër deputet i është bashkuar 'luftës' së ish-Kryeministrit kundër Lulzim Bashës, ish-'birit të tij politik' Listës së deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha i është shtuar edhe Edmond Spaho.

Vetë ish-nënkryetari i PD e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Spaho shprehet se PD është në gjendje kritike pas zgjedhjeve të 25 prillit duke theksuar se hapja e partisë, debati dhe dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kjo krizë.

"Të nderuar demokratë dhe demokrate, PD është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme. Bunkerizimi i Partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë dhe për këtë fajtorë jemi të gjithë, ne që kemi drejtuar edhe më shumë. Hapja e Partisë, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimmarrje dhe veccanërisht dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD.

Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit. Unë “Foltoren” nuk e përkrah për emocion, por për idetë, frymën e lirisë që shpërndan dhe kohezionin. PD është aset i çmuar, që më së pari i përket demokratëve të ccdo niveli, të cilët duhet të ndihen të përfaqësuar. Të nderuar miq, mandati i tretë në opozitë për fat të keq ka nisur sipas shprehjes 'sezoni i ri avaz i vjetër'.

Kemi nevoje për një platformë të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe më pas miratohet në organet drejtuese të PD. E njëjta gjë vlen dhe duhet zbatuar edhe për reformat që synohet të ndërmerren. Në këto kohë të vështira, PD më shumë se gjithçka, ka nevojë për lidership. Lidershipi duhet t'i dalë për zot sfidave, të mbrojë vendimet që merr dhe të jetë në krye të anëtarësisë për t'i çuar ata në fitore. PD duhet të përmirësojë thellësisht organizimin e saj. Ne nuk mund të kthehemi në pushtet me degë pa kryetare, me kryetarë pa ushtarë apo me ushtarë të lënë të demoralizuar, të braktisur apo të vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund t'i thërrasim vetëm për zgjedhje të përgjithshme, vendore apo partiake", ka shkruar ndër të tjera Spaho.

Deri më tani në 'Foltoret' e Berishës janë bashkuar deputetë të ndryshëm të PD si Oerd Bylykbashi, Edi Palokës, Flamur Noka, Igli Cara, Tritan Shehu, Luan Baçi etj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm