"Hënat e Fundme” e autorit italian
Boudon shfaqet në Gjirokastë

Boudon shfaqet në Gjirokastë">
“Hënat e fundme”, drama e autorit Italian, Fulio Boudon, është ngjitur në qytetin e Gjirokastrës me regji të Vasil Cukllës. Premiera është ngjitur në skenë nga aktorët e Teatrit të Gjirokastrës nën interpretimin e shkëlqyer të aktorit veteran të këtij teatri, Viktor Çaro që luana rolin e Babait.
 
Janë shquar për interpretim mbresëlënës edhe dy aktorë të rinj si Selina Dalipaj në rolin e nënës dhe Aleksandër Kondi në rolin e djalit të shtëpisë. Regjisori i Teatrit, Vasil Cuklla, është shprehur për Report Tv se ka zgjedhur pikërisht këtë dramë për mesazhet që mbart
 
Drama është dramë psikologjike e shkruar mjeshtërisht nga autori Furio Bordo, është autor italian i cili në thelb trajton atë që po humbet shoqëria e sotme, humbet ndjenjën. Drama është ruajtur si dramaturgji botërore, pra ka mesazhe dhe përcjell mesazhe e harresës të brezit të tretë nga mosha e re.” tha Vasil Cuklla.
 
Spektatorët kanë duartrokitur herë pas here gjatë episodeve. Drama është pëlqyer nga publiku sepse trajton probleme aktuale për marrëdhëniet në familje, ku trajtimi i prindërve nga fëmijët, është i papërfillshëm dhe aspak i afërt. Konflikti mes brezave, është një temë mjaft e ndjeshme në familjet shqiptare. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar