Një prej politikanëve amerikanë dhe studiuesve më me ndikim në politkibërjen e botës moderne, Henry Kissinger mbush sot plot një shekull jetë. Urimin për të e kishte të rezervuarKryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm urimin e ditëlindjes për Henry Kissinger.
Rama publikoi në rrjetet sociale një foto të Henry Kissinger, teksa shkroi “Hapyy birthday Boss”
“Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë” – Henry Kissinger, sot plot 100 vjeç”, u shpreh Rama.
Henry Kissinger, lektor për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit, ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë Henri Kisingeri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit. Ai shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe pastaj Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka këshilluar mbi politikën e jashtme shumë presidentë të tjerë amerikanë.
Në vitin 1973, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe mes të tjerash edhe Medalja Presidenciale e Lirisë dhe Medalja e Lirisë. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është Kryetar i Kissinger Associates, Inc., një firmë konsultimi ndërkombëtare.
-
Kizinger nga njerzit me te respektuar ne amerike dhe jashte saj. Nje gjigand, qe po te kishte lindur ne amerike do ishte bere me siguri president.
Përgjigju -
Ja Sufllaqexhinjt ne radhe per komente
Përgjigju -
Te uroj nje jet sa me te gjat e te lumtur
Përgjigju -
gezuar ditelindjen inteektualit henrz kissinger
Përgjigju -
shendet e mbaresi diplomatit henry kissinger
Përgjigju -
i madh
Përgjigju -
Po mor shok vidh se keshtu e krijon te ardhmen tende, per ate mendon ti dhe pastaj citon ata qe bene dicka per te ardhmen e te tjereve. Po si nuk bere dicka per kete popull? Kaq shume e urren valle?
Përgjigju -
i urojme jete te gjate dhe shendet
Përgjigju -
gezuar ditelindjen komandant
Përgjigju











Komente
Komento