TIRANE- Hepatitet janë cilësuar një epidemi e heshtur që vret. Studimet tregojnë se 1 në 3 persona mund të jetë mbartës i Hepatitit B. Por, pjesa më e madhe e tyre nuk e di, pasi hepatiti dëmton pa shfaqur shumë shenja. Në Shqipëri ka rreth 250 mijë shqiptarë të sëmurë nga hepatitet dhe tipi B, i cili është më i përhapuri.

Sipas të dhënave të OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) hepatitet janë shkaktarë të 2.7 % të vdekjeve në nivel botëror dhe parashikimet janë që të renditen ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në dy dekadat në vazhdim.