Hepatiti akut, rritet nurmri i rasteve në Europë

Hepatiti akut, rritet nurmri i rasteve në Europë

Foto ilustruese

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane.

Deri më 20 prill janë regjistruar 111 raste në Britani dhe deri më 27 prill, rreth 55 raste tjera janë raportuar në 12 shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane.

Për raste të reja është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Japoni.

Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.

Shefja e rregullatorit evropian, Andrea Ammon, ka thënë gjatë javës se shifra e saktë mbrapa rasteve me hepatit nuk dihet ende.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se meqë ende nuk dihet për patogjenin, rreziku për popullsinë e fëmijëve nuk mund të vlerësohet tani për tani./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'