Hepatiti B, mjekimi dhe
masat parandaluese

Hepatiti B, mjekimi dhe <br />masat parandaluese
Hepatiti B është një nga infek sionet serioze më të zakon shme të mëlçisë. Ai shkaktohet nga virusi i hepatitit B(HBV), i cili sulmon mëlçinë. Rreth 2 bilion individë janë të infektuar në botë me këtë virus dhe rreth 350 milion jetojnë me infeksion kronik. Ai shkakton rreth 620.000 vdekje çdo vit. Virusi fillimisht gjendet nëmëlçi por gjithashtu është prezent në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Kur një person merr fillimisht hepatitin B, thuhet të ketë një infeksion akut. Shumica e të të rriturve janë në gjëndje të luftojnë virusin dhe ta eleminojnë atë duke rimarrë veten pa patur asnjë simptomë. Nëse virusi mbetet në gjak për më shumë se 6 muaj, atëherë individi zhvillon një infeksion kronik me hepatit B. Fatmirësisht, rreth 90% e të rriturve e rimarrin veten dhe zhvillojnë antitrupa përkundrejt virusit të hepatitit B.

Fatkeqësisht te foshnjet e femijët numri i të infektuarëve që zhvillojnë infeksion kronik është i lartë. Rreth 90% e të porsalindurve zhvillojnë hepatit B kronik, ndërsa rreth 50% e fëmijëve nuk zhvillojnë infeksion kronik.Individët që rimarrin veten nga hepatiti akut do të zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Pas infeksionit të pare me virusin, trupi di të mbrojë organizmin nga një rimarrje të HBV(hepatic B virus). Themi se ata bëhen imun ndaj virusit të hepatitit B. Ndërsa ata që nuk mund të eleminojnë virusin edhe pas 6 muajsh infeksion, virusi qëndron në mëlçi dhe gjak për të gjithë jetën. Këta individë diagnostikohen me hepatit B kronik. Edhe pse shumica e individëve me hepatit B kronik bëjnë një jetë të shëndetshme, ata janë gjithmonë në rrezik për zhvillimin e e sëmundjeve serioze të mëlçisë gjatë jetës së tyre. Virusi në mënyrë të fshehtë dhe të vazhdueshme sulmon mëlçinë për shumë vite pa u vënë re nga njeriu.

Melçia është organi më i madh i trupit. Kjo strukturë trekëndore e kuqërremtë shtrihet në kavitetin e sipërm të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë diafragmës. Mëlçia luan një rol vital në trupin e njeriut sepse prodhon dhe përpunon një gamë të gjerë substancash kimike si proteinat plazmatike (albuminat) dhe faktorët koagulues. Mëlçia prodhon kolesterolin dhe proteinat që ndihmojnë gjakun për të transportuar yndyrnat në pjesë të ndryshme të trupit. Qelizat e mëlçisë, gjithashtu sekretojne bilën, e cila eleminon mbeturinat nga mëlçia dhe ndihmon në shpërbërjen dhe absorbimin e yndyrnave në zorrën e hollë. Një tjetër funksion madhor është përpunimi i lëndëve ushqimore. Mëlçia ruan glukozën e tepërt si glikogjen. Po ashtu kontrollon nivelet në gjak të aminoacideve. Nqs niveli i aminoacideve është shumë i lartë, mëlçia konverton tepricën në glukozë, proteina, aminoacide të tjera dhe ure. Së fundmi, mëlçia ndihmon në pastrimin e gjakut prej barnave dhe helmeve. Këto susbstanca shpërbehen dhe ekskretohen në bilë.

Simptomat e hepatiti akut
Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshijnë: ethen, lodhjen, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, humbje të oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin. Simptomat serioze përfshijnë nauzenë, të vjellat, zverdhim të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter(verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Simptomat e hepatiti kronik
Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar. Personat me hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë simptoma, virusi i hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë. Në mëlçi, infeksioni me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke zhvilluar insufiçiencë hepatike. Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të kenë humbje në peshë dhe ethe.

Diagnoza
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të diagnstikojë lehtësisht një infeksion me hepatit B. Ky test diagnostikues kërkon antigenët dhe antitrupat në gjak. Nëse mendoni se jeni infektuar kohët e fundit, duhet të kalojnë nga 4-6 javë në mënyrë që virusi të gjendet në gjakun tuaj.

Nëse testi tregon se ju nuk jeni i infektuar me hepatit B, mos harroni që jeni akoma në risk. Merrni vaksinën e hepatit B 6 muaj pasi ju keni kuptuar që jeni i infektuar, duhet të bëni një tjetër analizë gjaku. Nëse virusi nuk shfaqet do të thotë që ju jeni imun ndaj hepatit B dhe nuk mund të infektoheni sërish.
Nëse virusi është ende i pranishëm, atëherë ju keni një infeksion kronik me hepatit B.

Nëse ju keni hepatit B kronik ju duhet të bëni çdo 6 muaj kontrolle të rregullta te mjeku specialist për sëmundjet e mëlçisë (hepatologu). Mjeku do t'ju bëj ekzaminimin fizik, analiza gjaku si dhe EKO të mëlçisë. Disa prej analizave të gjakut të rekomanduara prej doktorit përfshijnë ALT (një enzimë e mëlçisë që tregon për dëmtime të organit), ngarkesa e virusit ( sasia e virusit hepatit B në gjak) dhe AFP (që tregon për kancer të heparit). Disa pacientë mund të kenë nevojë për biopsi.

Trajtimi i hepatitit B
Në rastin e infeksionit akut me hepatit B, nuk ka një trajtim të përgjithshëm. Rekomandohet pushimi në krevat dhe menaxhimi i simptomave. Trupi do të lufotjë virusin permes mekanizmave të tij mbrojtës. Për infeksionin kronik me hepatit B ende nuk ka një kurë të plotë. Gjithsesi, pjesa më e madhe e të infektuarëve me hepatit B kronik mund të presin të jetojnë gjatë dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme. Ka mjekime që ndihmojnë ngadalsimin e progresit të sëmundjes së mëlçisë duke ulur aktivitetin e virusit. Edhe pse jo të gjithë individët me hepatit B kronik kanë nevojë për mjekim. Mjeku do të të kërkojë të bësh kontrolle të paktën dy herë në vit dhe në bazë të rezultateve të testeve diagnostike do të përcaktojë edhe formën e mjekimit.

Më poshtë janë 5 barnat që përdoren në mjekimin e infeskionit kronik me hepatit B. :Entecavir (Baraclude), Pegiinterferon alfa-2a (Pegasys),Interferon alfa-2b(Intron A), Lamivudine(Epivir-HBV) dhe Adefovir dipivoxil(Hepsera).

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete