Heqja e 10 pikëve, reagon Juventusi: Dëshpëruese për miliona tifozë, e apelojmë

Heqja e 10 pikëve, reagon Juventusi: Dëshpëruese për miliona tifozë, e apelojmë

Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Itali ku skuadrës i hiqen 10 pikë nga ato aktualet që ka në renditjen e Serie A, ka ardhur edhe reagimi i Juventusit, ku theksohet se do të ketë një apelim.

Duke e konsideruar si një vendim dëshpërues për miliona tifozë të cilët e gjejnë veten të penalizuar me aplikimin e sanksioneve.

“Klubi i Futbollit Juventus mban shënim atë që u vendos pak më parë nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për vlerësimin e një apeli të mundshëm në Kolegjin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e sanksioneve që duket se nuk marrin parasysh parimin e proporcionalitetit. Duke mos anashkaluar nevojën e shpejtësisë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të gjykohen nga gjyqtari natyral”- thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Gjykata ‘fundos’ Juventusin, bardhezinjtë mbeten pa Champions League! Shpëtojnë nga dënimi ish-zyrtarët e klubit


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim