Heqja e imunitetit, Nishani: Tani
të gjithë të barabartë para ligjit

Heqja e imunitetit, Nishani: Tani <br />të gjithë të barabartë para ligjit
TIRANE- Nëpërmjet një mesazhi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përshëndeti nga Brukseli votimin në Parlament dhe miratimin me konsensus të heqjes të imuniteteve të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve.

“Dëshiroj të përshëndes dhe të vlerësoj aktin e përgjegjshëm të ndërmarrë sot nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votimin dhe miratimin me konsensus të heqjes të imuniteteve. Miratimi i këtij ligji të rëndësishëm përveçse përmbush pritshmëritë dhe kërkesat legjitime të qytetarëve shqiptarë, forcon edhe më tej parimin themeltar të barazisë së të gjithëve para ligjit si dhe të paanshmërisë së drejtësisë. “- thuhet në mesazhin i cili iu përcoll medias vetëm pak minuta pasi parlamenti miratoi heqjen e imunitetit.

Presidenti nënvizon se “përmes këtij akti, klasa jonë politike dëshmoi maturi, përgjegjësi"."Nxis e inkurajoj ata të vijojnë bashkëpunimin në kryerjen e reformave të domosdoshme përmes dialogut politik dhe konsensusit të nevojshëm”- theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel në prag të publikimit të raportit të KE për progresin e Shqipërisë në tetor 2012. Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të BE-së.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë tallnin menderen, shkoni flini gjumë

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë tallnin menderen, shkoni flini gjumë