Heqja e imunitetit të Berishës, Balla nga Fieri: Ka marrë fund koha kur vendimet e gjykatave nuk respektoheshin! Të gjithë të barabartë para ligjit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën gjatë seancës plenare të ditës së djeshme (21 dhjetor).

Nga Fieri, ku mori pjesë në prezantimin e prefektit të ri të qarkut, Taulant Balla tha se ka përfunduar koha kur në Shqipëri nuk respektoheshin vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave dhe se tashmë janë të gjithë të barabartë para ligjit.

"Koha kur në Shqipëri vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin, ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”- u shpreh Balla.

Ai theksoi se sot ndodhemi në një moment të rëndësishëm historik kur sundimi i ligjit është në revansh kundër krimit të organizuar.

Ndërsa më tej u ndal edhe tek pronat e sekuestruar ku sipas tij janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre.

"Në cilesinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes se pronave te sekuestruara ka thene Balla teksa ka theksuar se te gjitha pronat e konfiskuara nga subiekte kriminale do t’i vihen ne dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile.

Komentet, Balla i bëri gjatë mbledhjes ku u prezantua prefekti i ri i qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj e cila zëvendëson në këtë post Lefter Shehajn.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun