NJU JORK- Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi në Luginën e Preshevës, pas heqjes së lapidarit të Ushtirsë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e xhandarmërisë serbe.
“Kombet e Bashkuara përcjellin zhvillimin e situatës në Luginë dhe bëjnë thirrje për qetësi”, deklaron Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
“OKB-ja vazhdimisht ka theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Nesirki.
Xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë ne Beograd, largoi të dielën lapidarin e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë.
Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare. Presidenti Nishani deklaroi dje se Beogradi përdori gjuhën e forcës për të hequr përmendoren e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se do rishikohen marrëdhëniet me Serbinë.
Lapidari u kushtohej shqiptarëve që luftuan për më shumë të drejta në Luginën e Preshevës. Konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe morri fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. Autoritetet serbe e konsiderojnë UÇPMB-në si “organizatë terroriste”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com