Heqja e policëve nga semaforët, bëni kujdes se efektivë të ‘padukshëm’ po ju vëzhgojnë (VIDEO)

Heqja e policëve nga semaforët, bëni kujdes se efektivë të ‘padukshëm’ po ju vëzhgojnë (VIDEO)

Kontrollet nga policia rrugore

Policia Rrugore e Tiranës pas urdhrave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mos ketë më postblloqe në akset kryesore rrugore dhe të hiqet praktika e dublimit të semaforëve me punonjës policie në kryqëzimet e rrugëve urbane ka reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

Por, policia njofton se me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara.

Sipas policisë nga kontrollet në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshëm, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

Kontrollet e policise rrugore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond(KODER RRESHEN): 16/12/2018 19:30

    Degjuam Policin tek thonte: Oto dhe Cinkue! Numri Tet dhe Pes jan hequr nga fjalori i Shqipes!!! Mos ishte numri radhes,me Polic Kolen dhe Mirin e Portokallis,te gjiruara jasht studios Televizive !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë