Heqja e taksës me Italinë, Vasili:
Plotësohet kërkesa e paketës fason

Heqja e taksës me Italinë, Vasili:<br />Plotësohet kërkesa e paketës fason
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përshëndetur vendimin për heqjen e taksës fikse (diritto fisso) dhe asaj të qarkullimit për transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë.
 
Që nga data 20 shtator të gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë, nuk do të duhet të paguajnë më tarifën prej rreth 200 eurosh për një udhëtim vajtje ardhje në Itali.
 
Vasili u shpreh se heqja e kësaj takse plotëson njëkohësisht edhe një kërkesë të biznesit fason, teksa ka falënderuar edhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për kontributin e dhënë në mbështetjen e këtij biznesi, që gjeneron mjaft vende pune.
 
E përshëndesim heqjen e taksës së transportit me Italinë. Plotësohet kështu një kërkesë e paketës fason të iniciuar nga LSI.
 
Heqja e taksës për transportuesit ndërkombëtarë të mallrave ka hyrë në fuqi që nga 20 shtatori i këtij viti.
 
Tani e tutje çdo ngarkesë me Italinë do të kushtojë rreth 200 euro më pak. Vlerësojmë kontributin e dhënë nga Ministra e Transportit dhe Infrastrukturës për këtë arritje, që i jep frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë
”, - tha Petrit Vasili.
 
Kreu i grupit të LSI, vlerësoi edhe Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, i cili sipas Vasilit ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në bisedimet me palën italiane për arritjen e kësaj marrëveshjeje.  

Nga 20 shtatori, transportituesit shqiptarë nuk janë më të detyruar të paguajnë taksën e qarkullimit në Itali, e cila u kushtonte 150 deri në 180 euro.
 
Pala Italiane, ka publikuar në fletoren e saj zyrtare dekretin për heqjen e “taksës fikse” dhe atë të qarkullimit, në datën 20 Shtator, duke i dhënë frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë, thekson në deklaratë Ministri.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!