Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar përfitimet e punonjësve nga heqja e tatimit mbi të ardhurat personale nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

“Ministria e Financave me njoftoi sot se, me vendimin e ardhshëm të heqjes së tatimit mbi të ardhurat personale prej 10% dhe për rrjedhojë të rritjes së rrogës me 10% ose më shumë se një rrogë shtesë në vit, përfitojnë 200 mijë punonjës vetëm nga sektori privat (dhe jo 120 mijë, nga sektori privat dhe publik, siç jam shprehur ne statusin e pardjeshëm ) si dhe së paku 15 mijë nga i gjithë sektori publik. Mendova të ndaj me ju këto të dhëna që janë më të sakta dhe e bëjnë lajmin edhe më të mirë”- shkruan Berisha në “Facebook”.