Heqja e vizave, KE: Kosova nuk
është gati, ka ende punë për te bërë

Heqja e vizave, KE: Kosova nuk<br />është gati, ka ende punë për te bërë
Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij të dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.  Në raport thuhet se Kosova ka arritur progres, por kërkohen përpjekje të mëtjeshme për të fituar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj. 
 
Raporti vlerëson progresin që Kosova ka arritur në secilën fushë të udhërrëfyesit për viza dhe jep një numër rekomandimesh për Qeverinë e Kosovës në përmbushjen e pikave kryesore të udhërrëfyesit.
 
''Autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë arritur progres në fushat, si pranimi dhe siguria e pasaportave. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë në rezultatet e treguara dhe të angazhohen në mangësitë e identifikuara në këtë raport, në veçanti kur është fjala për sistemin informativ për viza, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë ata në përpjekjet e tyre për të pasur progres konkret në vend”, tha Komisionerja për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström.
 
Raporti vlerëson se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar legjislacionin e saj në të gjitha fushat e udhërrëfyesit për viza. Në të njëjtën kohë, thuhet se ende mbeten hapa të mëtejshëm, të nevojshëm për të qenë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e udhërrëfyesit për viza.
 
Raporti rekomandon që Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të personave kthyer; të përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato