Herdi Prenga: Nuk e pata problem të zgjidhja Shqipërinë

Herdi Prenga: Nuk e pata problem të zgjidhja Shqipërinë

Një nga risitë e grumbullimit të Kombëtares është edhe mbrojtësi Herdi Prenga. Futbollisti i lindur dhe rritur në Kroaci, ka shpjeguar se për të, kjo ftesë është krenari e madhe dhe se do të bëjë maksimumin të tregojë veten, siç ka bërë me Shpresat.

 “Janë emocione shumë të mëdha për mua, kam punuar shumë për këtë thirrje nga Kombëtaraj A e Shqipërisë dhe do jap maksimumin siç kam dhënë me Shpresat. Jam këtu të jap maksimumin, të paraqes veten sa më mirë. Tani të shohim, do punoj në stërvitje, pastaj trajneri do të zgjedhë nëse do të më japë shans apo jo, Unë e pres dhe do të jem gati. Ftesa është një gjë shumë e madhe, jam shumë krenar që jam këtu, janë shumë futbollistë të mirë që luajnë në kampionate të forta dhe të shohim se ku jam në krahasim me ata.

Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren shqiptare. Konkurrenca është shumë e madhe se të gjithë janë lojtarë të mirë, luajnë në kampionate të forta, me ekipe të mira, por edhe unë jam në formë. Panucci? Dje nuk kam folur shumë me të, të shohim, do të flasim dhe të shohim mendimet e tij. Këtu ka shumë të rinj, ka edhe që kanë luajtur para dy vitesh me Shpresat. Ka lojtarë shumë të mirë dhe mendoj se ka cilësi të lartë për t’u kualifikuar në Europianin tjetër. Refuzimi i të tjerëve? Unë erdha se ndihem shqiptar dhe kaq. Nuk kam pasur problem, kam zgjedhur vetë për kë do të luaj, as nuk kisha mendim tjetër, zgjodha menjëherë”,-  ishin fjalët e mbrojtësit Herdi Prenga në konferencën e sotme për shtyp. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE