Hermina Gjoni rikthehet në atdhe me "Jetën në Tinguj”

Hermina Gjoni rikthehet në atdhe me "Jetën në Tinguj”
Gjatë karrierës së saj asaj i janë besuar koncertet që janë dhenë për nder të shumë personaliteteve botërorë, ndër të cilët ishin Juri Gagarin (njeriu i parë që fluturoi në univers), Nikita Hrushovi, Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Princi i Kamboxhias, etj. Hermina Gjoni është një ndër pianistet që i përket brezit të parë të shkollës shqiptare. Ajo ka dhënë sot në orën 12.00 një koncert në sallën e Teatrit të Operës. Me këtë rast asaj iu promovua edhe albumi i ri "Jetë në Tinguj". Ka qenë një mënyrë rikthimi pas 20 vjetëve të mërgimit të saj drejt SHBA-së. Hermira Gjoni është cilësuar për nivelet e saj të larta si pianiste dhe koncert-maestër gjatë shfaqjeve të dhëna në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Bashkëshortja e kompozitorit Simon Gjoni, i cili ndërroi jetë në vitin 1991, tha për “Shqiptarja.com” se vijimi me sukses i rrugës së saj artiske është edhe një nderim në heshtje për bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur. Pianistja Gjoni kthehet në vendlindje pas emigrimit të gjatë në Amerikë, duke sjellë në një album libër për të gjithë krijimtarinë, që ndoshta atëherë nuk mundi t`ua përcillte artdashësve shqiptarë. Muzikantja Gjoni është anëtare e Fondacionit të Artistëve "The Bohemians" në Neë York. Pas demokracisë aktiviteti i saj artistik do të ringjallej dhe do të arrinte shkallën më të lartë të vlerësimit në SHBA, ku ajo prej 15 vitesh jep mësime pianoje dhe ruan nivelin e saj performues nëpër koncerte.
Mira Gjoni, siç e njohin në Tiranë, tashmë merr pjesë në koncerte mbarëkombëtare me pianistë të nivelit të lartë në gjithë botën. Në intervistën për “Shqiptarja.com” ajo thotë se do të donte ta shijonte në rini këtë bum suksesesh, por në “ato kohë të errëta të luftës klasore” i ra fati i keq që në vitin 1975 aktiviteti i saj në skenë të ndërpritej. U ndalua të ekzekutonte në koncerte, të realizonte regjistrime, etj. Arsyet pse ndodhi kjo dhe historitë e rralla me koncertet e saj pianistike nëpër botë, botohen në intervistën e plotë të saj nesër në “Shqiptarja.com”

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)