FIER - Presidenti Ilir Meta bëri një vizitë në familjen e Agur Vrenozit në Fier, heroit që u vra gjatë grabitjes së një pike këmbimi valutor në mesditën e 2 marsit.

Vrenozi mbylli derën e Exchange dhe i vetëm tentoi të mbyllë brenda tre grabitësit, por njëri prej tyre hapi zjarr me kallashnikov duke e qëlluar me një plumb në kokë. Ish-inspektori i policisë pyjore të Fierit ndërroi jetë një ditë më pas në spitalin e Traumës, pas plagëve të marra nga arma e grabitësit.
meta ne familjen vrenozi
(Presidenti Ilir Meta në shtëpinë e Agur Vrenozit, pasi e dekoroi me "Shqiponjën e Artë")

Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit ka nderuar figurën e Agur Vrenozit (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Familjarët e Vrenozit falenderuan presidentin Meta për nderimin e djalit të tyre. Meta u shpreh për akuzën ndaj autorëve të krimit, duke thënë që duhet të marrin ndëshkim nga drejtësia në mënyrë që të bëhen një shembull nga drejtësia shqiptare.

"Autorët e këtij akti kriminal të marrin ndëshkim shembullor nga drejtësia Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Erdha për t'ju shprehur mbështetjen time dhe të shtetit shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush. Është heroi i vlerave qytetare, me figurën e tij sot nderohemi të gjithë.

Akti i tij sublim, frymëzues për brezin e ri dhe mbarë shoqërinë tonë. Akti sublim i Agur Vrenozit, gjest i lartë vetëmohimi, solidariteti, një humanizëm i rrallë dhe një shembull i vlerave morale më të arrira të shqiptarëve.

Me aktin e tij, Agur Vrenozi la gjurmë në ndërgjegjen tonë institucionale. Duhet bërë ende më shumë për të garantuar sigurinë e jetës, paqen sociale e pronën, përballë një problemi madhor, siç është krimi. Krimi vazhdon të sfidojë shtetin por edhe të marrë jetë të pafajshme njerëzish, ditën për diell, në mes të qyteteve tona.

Nëpërmjet këtij shembulli të Agur Vrenozit, shoqëria shqiptare tregoi se nuk do të mposhtet nga krimi. Ndihem i privilegjuar të nderoj dhe të vlerësoj sot Agur Vrenozin. Ai la gjurmë, jo vetëm në historinë e qytetit tuaj por në mbarë ndërgjegjen tonë qytetare”
, shprehet Meta.

meta ne familjen vrenozi
(Presidenti Meta me bashkëshorten e Vrenozit)

Agur Vrenozi, 53-vjeçari që u shndërrua në hero
Agur Vrenozi cilësohet tashmë nga qytetarët fierakë si hero për aktin që kreu duke u përleshur me tre grabitësit e Exchange, ku mori edhe plumbin fatal në kokë i cili i mori jetën. Viktima ishte inspektor në Inspektoratin e policisë pyjore të Fierit. Vrenozi u ndodh rastësisht para dyqanit që ia kishte lënë me qira Gëzim Hoxhës, të afërmit të tij që e përdorte për veprimtari të Këmbimit valuator, i cili ka rënë pre e grabitjes ditës së 2 marsit nga 3 grabitës.

Autorët janë Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autorët, dy janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar.

Gjatë përleshjes, njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri automatik duke plagosur dy persona, pronarin e pikës së këmbimit Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe të afërmin e tij, Agur Venozi 53-vjeç, i cili ndërroi jetë një ditë më pas në spitalin e Traumës.

meta ne familjen vrenozi
meta ne familjen vrenozi
(Presidenti Meta gjatë dhënies së dekoratës familjarëve të Agur Vrenozit)

e.gj/Shqiptarja.com