Hanes Halldorson ishte heroi i Islandës dje, pasi i priti penalltinë Messit. Portieri në një intervistë për mediat ka treguar se si arriti të bllokonte yllin e Argjentinës.
Të jem portier i parë i Islandës në këtë Botëror është diçka e jashtëzakonshme për mua, akoma më shumë t’i prisja edhe një penallti futbollistit më të mirë në botë. Një ëndërr e bërë realitet, për më tepër që u shoqërua edhe me 1 pikë në fund. Unë i kisha studiuar penalltitë e tij, sepse e mendoja se diçka e tillë mund të ndodhte. Kam parë me kujdes shumë penallti të tijat, dhe e dija se do të gjuante ashtu
Hanes Halldorson

Komento
Komente
