Ndërsa shumica e super-heronjve luftojnë krimin, për këtë hero Japonez armiku janë plehrat dhe të vetmet armë me “super-fuqi” që disponon janë një fshesë, një mbledhës plehrash dhe një ushtri të vogël me vullnetarë që janë bashkuar me misionin e tij. Ai e quan veten zotëria i Hënës së Plotë dhe fillimisht u shfaq në rrugët e Tokyos vitin e kaluar pa asnjë fushatë publicitare apo klub fansash.
Që nga ajo kohë ai ka pastruar rregullisht vendet më të ndotura nga plehrat në të gjithë qytetin. Megjithatë zona ku ai shihet rregullisht është distrikti i bizneseve Nihonbashi dhe sidomos ura ikonike për të gjithë qytetarët Japonezë.
I veshur me kostumin e tij lejla, e kapelen e kuqe bashkë me sferën e verdhë mbi të që përfaqëson hënën e plotë ai është mjaft i pëlqyer dhe është shndërruar në një personazh të famshëm.
Heroi e mban identitetin e tij të fshehur dhe u përgjigjet vetëm pyetjeve të parapërgatitura, zërin e përgjigjeve të të cilave i modifikon me anë të një programi në smartphonin e tij. Ai shpjegon misionin që i ka vënë vetes duke sqaruar që synon të pastrojë negativitetin e botës nëpërmjet fuqisë së pastërtisë, ndaj kërkon të nxisë njerëzit kudo në botë të përpiqen t’i mbajnë rrugët dhe qytetet ku jetojnë sa më të pastra.
Ai e konsideron misionin e tij si një thirrje personale që i erdhi pas hënë së plotë të vitit 2013-të, ndaj vendosi të sillte paqë në botë, jo nëpërmjet fuqisë së armëve por nëpërmjet pastrimit. Burri i Hënës së Plotë i ka bërë peticione dhe qeverisë për të marra masa për pastrimin e vendit në pritje të Lojërave Olimpike Verore që do të realizohen në vitin 2020.
Shumë kalimtarë të moshave të ndryshme i bashkohen misionit të heroit lejla si bashkpunëtorë të punës së tij humanitare në ndihmë të përmisimit të pastërtisë së rrugëve dhe mjedisit të kryeqytetit.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com