Heroi i Vllaznisë, Hoxhaj: Gjithmonë sakrifikohem unë! Trajneri i Craiova-s: Erdhëm në Shkodër për të fituar

Aventura europaine e Vllaznisë ka nisur me një stadium të mbushur plot me tifozë dhe entuziazëm, ndërsa fusha e gjelbër e ‘Loro Boriçit’ vulosi rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League kundër Craivës. Të parët realizuan rumunët me një penallti të diskutueshme, ndërsa për shkodranët barazoi Ardit Hoxhaj i futur në fushë si zëvendësues.

“Unë 50 me 50 e quaj përsëri. Do shkojmë atje jo vetëm për të qëndruar në mbrojtje sepse një skuadër nuk mund të ruajë rezultatin duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje, por duhet të sulmojmë shumë shpejt dhe shumë me arsye kundërshtarin,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Jam te Vllaznia dhe kam qëndruar këtu duke refuzuar një ofertë nga jashtë për të qenë lider i ekipit. Nuk jam te Vllaznia që në një moment që ekipi ecën keq të jem unë lojtari i parë që të ulet në stol,”-deklaroi Ardit Hoxhaj, futbollist i Vllaznisë.

“Unë dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë e zjarrtë shkodrane që tregoi se e do me të vërtetë Vllazninë. Kishim një mbështetje fantastike. Jemi krenarë shumë që kemi këtë tifozëri,”-tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

“U përpoqëm ta fitonim këtë ndeshje sepse kështu e kishim përgatitur pavarësisht se e dinim që Vllaznia është një ekip i fortë sidomos në fushën e saj,”-u shpreh Laszlo Balint, trajner i Craiova-s.

Sfida e kthimit do luhet në Rumani më 28 korrik.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje