'Heroi im', Veliaj zgjedh shprehjen e Martin Luther King për të vlerësuar aktin qytetar të këtij burri (VIDEO)

“Heroi im”. Kështu ka zgjedhur ta quajë kryebashkiaku Erion Veliaj një qytetar të Tiranës, i cili krejt normal, pa u shqetësuar nga askush, pastron rrugën duke treguar kujdes të veçantë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burri shfaqet me një fshesë në dorë, duke pastruar ambientin dhe duke treguar një akt qytetarie, që ia vlen për t’u marrë shembull. 

Dhe pikërisht kujdesi dhe përkushtimi që ky qytetar tregon ndaj një veprimi kaq të zakonshëm, i ka sjellë ndërmend kryebashkiakut Veliaj një shprehje të Martin Luther King, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale:

“Nëse një njeri ka për detyrë të fshijë rrugët, ai duhet t’i fshijë ato njësoj siç pikturonte Mikelanxhelo, siç Beethoveni kompozonte muzikë, apo Shekspiri shkruante poezi. Ai duhet t’i fshijë aq mirë ato rrugë, saqë edhe hyjnitë qiellore do të ndaleshin për të thënë: “Këtu ka jetuar një pastrues i madh rrugësh”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 15/09/2019 18:28

    Shqiptaret jane bere zhulsa mbas viteve 90. Flas per Tiranen ku Jan rritur. Nga nje qytet I paster u kthye ne qytet rrumpalle fale te ardhurerve nga rrethet qe u sollen si te paedukate. Tani vuajme pasojat e ketyre zhulsave we e kam myt Tiranen keto vitet e fundit

    Përgjigju
  • Ouuuuu: 14/09/2019 10:58

    Policia bashkia ben mire ti vendos gjobe pasi thjesht po shperndan pluhurin e rruges ne ajer.

    Përgjigju
  • KIRI: 11/09/2019 17:34

    AI ESHTE hero per tiranen,,por mos harro erion ato rruge duhej ti pastroje ti me ndermarjen tende te pastrimit,,,,,pse nuk blen makina te vogla qe pastrojne trotuaret,,,,por edhe po te kishe makina trotuaret I keni ngushtuar saqe edhe makina nuk hyn e te pastroje aty,,,prandaj zgjero trotuaret ku kane qene,,dhe blej makineri pastrimi,,,nuk mund te patrohen trotuaret vetem me ujin e shiut,,///

    Përgjigju
  • Lui: 11/09/2019 17:18

    Ne shqiptaret jemi populli me i piset ne planet. Dhe te mendosh qe ne kalojme me shume se gjysmen e dites jashte shtepise, dmth rruge e ambjente te perbashketa. E pikerisht ne keto ambjente i mbajme si mos me keq. Te arrijme te ky qe pastron vullnetarisht ne jemi vite drite larg. Por te pakten te perpiqemi mos e bejme pis ambjentin ku kalojme 60-70% te dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët