Me tre gola në këtë fushatë kualifikuese, Kristjan Asllani la shenjën e tij për Kombëtaren duke qenë një lider absolut në mesin e fushës. Në fitoren 0-1 kundër Andorrës vendosi goli i tij në minutën e 67-të, ndërsa pas ndeshjes ai tha se punojnë shumë me Uzunin për këto gola. Festë dhe më pas mendjen te Anglia, këtë këshillon Asllani.

"E punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur se e dinim çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Do festojmë sot e mendojmë për Anglinë. Të them të drejtën nuk ishte një pjesë e parë e mirë. E dinim që luante 5-4-1, sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren.

Nuk janë ekipe të vogla, mbyllen shumë. Unë e Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin mua dhe atë. Por tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë", tha Asllani.


Lajmi kryesor:

Historike/ Shqipëria fiton 0-1 në Andorra dhe zyrtarizon pjesëmarrjen në play-off e Kupës së Botës 2026! Asllani nderon Kombëtaren (VIDEO)