Kapen 45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, e fshehur në kamionin e ngarkuar me krom, destinacioni Bari i Italisë! Droga për 3 marrës të ndryshëm, në pranga pronari dhe drejtuesi i mjetit

45.5 kilogramë heroinë është sekuestrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Portin e Durrësit. Sasia e drogës u kap në një kamion të ngarkuar me krom, me destinacion Portin e Barit në Itali.

Policia ka vënë në pranga pronarin e automjetit, Arian Çermën, 45 vjeç, banues në Durrës dhe drejtuesin, Olgert Dudën, 36 vjeç, banues në Fier. Dyshohet se pronari i automjetit, Arian Çerma, ishte ai që kishte lidhje me grupin e trafikut të heroinës në Itali që ka në pronësi firmën ‘Hensi Trans’, e themeluar në 2017 me seli në Durrës

Kamioni i tipit "Sacania" u kontrollua imtësisht në dalje, në vijën e dytë, pas informacioneve të grumbulluara nga policia, ndërsa sasia e heroinës, e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit.

Lënda narkotike ishte e ndarë për tre marrës të ndryshëm, ku pakot ishin bërë me shenjë, ku 15 pako kishin mbishkrimin 'banane', 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi.

Ndërkohë policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që është kapur drogë në Portin e Durrësit, që duket se përdoret nga trafikantët si rrugë për të transportuar sasi të mëdha droge. Kujtojmë se jo më larg se pak javë më parë, po në Portin e Durrësit, për të pestën herë u kap kokainë në kontejnerët me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ njëkohësisht transportonte edhe kokainë.

'Alba Exotic Fruit’ është një kompani e cila jo pak herë ka qenë protagoniste në 'historinë' e kapjes së drogës në Portin e Durrësit. Në 5 rastet e vitit 2021 në kontejnerët ku ishin bananet, Policia e Shtetit dhe SPAK sekuestroi afro 50 kg kokainë.

Heroina e kapur

Kamioni ku u kap heroina

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:54
Heroina në Portin e Durrësit,  kamioni pjesë e kompanisë së transportit rrugor ‘Hensi Trans’

1635234294_1635233555page.jpg

45.5 kg heroinë janë kapur në Portin e Durrësit në një kamion që po transportonte krom. Në pranga ranë pronari dhe drejtuesi i kamionit, Arian Çerma dhe Olgert Duda.

Pronari i kamionit me koke trajleri e karroceri, me Kokë tërheqëse me targë AA 045 YF, Arian Çerma, 45 vjeç, është pronar i firmës ‘Hensi Trans’, e themeluar në 2017 me seli në Durrës.

Kjo kompani merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash ushqimore e industrial.

Ora 08:35
Heroina e kapur në Portin e Durrësit me 3 logo të ndryshme, mbishkrimin banane, shirit i zi dhe kryq i bardhë   

1635230145_bananedroe.jpg

45.5 kg heroinë e kapur në një kamion në Portin e Durrësit ka qenë e destinuar për 3 marrës të ndryshme dhe për identifikimin e tyre janë përdorur një shirit i zi, një shirit i bardhë dhe një me mbishkrimin banane.

Nga paketimi sasia e drogës nuk kishte një  ndarje të barabartë në kg, ku 15 pako kishin mbishkrimin banane, 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi.

Droga do të të dërgohej në Bari të Italisë, ndërsa të arrestuarit janë shprehur se nuk kanë dijeni për të.

Ora 08:27
Me 45 kilogramë drejt Italisë, kush janë pronari dhe shoferi i kamionit të ngarkuar me krom

 

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas kapjes së sasisë së 45.5 kg heroinë. Në pranga kanë rënë Arian Çerma, pronari i kamionit të ngarkuar me krom, ku ishte fshehur sasia e drogës dhe shoferi i mjetit, Olgert Duda.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran!

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike