Heroina në Greqi, i arrestuari
instruktor kuajsh në Tiranë

Heroina në Greqi, i arrestuari<br />instruktor kuajsh në Tiranë
IGUMENICE- Izet Ohri 52 vjec, është personi i arrestuar një ditë më parë nga policia greke pasi në makinë iu gjetën dhe iu sekuestrua një sasi prej 62 kg heroinë e pastër. Emri i të arrestuarit konfirmohet nga burime pranë Drejtorise se antidroges në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar.

Policia dhe mediat greke publikuan fotot e makinës dhe të heroinës së pastër të sekuestruar dje në Greqi. Droga e cila sipas ekspertëve grekë, kap vlerën e 3 milionë eurove në treg u gjet e fshehur në një makinë me targa italiane që drejtohej nga  shqiptari 52 vjeçar dhe kishte destinacion përfundimtar Italinë. Droga, e fshehur në 3 bombula gazi, ishte paketuar në 122 pako, gjithësej 61 kg e 935.4 gramë, dhe nuhatja e qenit antidrogë  ka bërë që policia të binte në gjurmët e tij. Policia nis hetimet për të zbardhur rrjetin e këtij trafiku heroine.

KUSH ESHTE I ARRESTUARI
Emri i të arrestuarit, Izet Ohri konfirmohet nga burime pranë Drejtorise se antidroges në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar. Këto burime kanë bërë të ditur për TvA1 Report se 52 vjecarit iu gjet në automjetin e tij me targa italiane një pasaportë me emrin Albert S. por nga verifiket e kryera nga policia greke treguan se bëhet fjalë për Izet Ohrin. Kjo është dhe arsyeja pse policia e Gjirokastrës pas kontaktit që ka pasur me policinë greke në Igumenicë deklaroi se i arrestuari ishte Albert. S, 52 vjeç nga Tirana dhe jo Izet Ohri. 52 vjeçari njihet në Tiranë, si instruktor i kuajve apo edhe “pëshpëritësi i kuajve”

RRUGA QE PERSHKOI DROGA
Policia greke në një njoftim zyrtar për mediat bëri dje të ditur se sasia prej 62 kg e heroinës u sekuestrua në vendin e quajtur Orestiada në aksin rrugor Kipo-Igumenicë, 2 kilometra pasi kishte hyrë në territorin grek nga Turqia.  Edhe Policia e Shtetit tonë konfirmon se makina ka hyrë nga Turqia drejt Greqisë. Një ditë më parë policia shqiptare theksoi se “rreth 2 km në brendësi të territorit grek në kufirin me Turqinë, autoritetet policore greke, kanë sekuestruar nje sasi prej rreth 61 kg e 935 gram lende narkotike e dyshuar heroine, ne nje mjet Fiat, i cili kishte ardhur nga Turqia. Droga kishte destinacion përfundimtar Italinë, ku banonte Ohri. Policia greke konfiskoi heroinën, bombolat , makinën, 2200 euro dhe dy telefona celular.

OPERACIONI I TE DIELES (19 GUSHT)
Duket se ka qenë një informacion paraprak që ka bërë që policia të bjerë në gjurmët e këtij trafiku dhe më pas të bëjë ndalimin e automjetit në km e dytë të aksit Kipo-Igumenice. Nga kontrolli droga është gjetur në bagazhin e makinës, bën të ditur korrespondenti ynë Piro Nase, duke iu referuar burimeve zyrtare nga policia greke e Igumenicës. Lënda narkotike ishte paketuar në 122 pako të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe që ishin fshehur në tubat e ajrit të makinës.

Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë në Igumenicë. Një grup ekspertësh nga Athina i është dashur të udhëtojnë me helicopter drejt Igumenicës për të verifikuar pastërtinë e 62 kg heroinë të sekuestruar vlera e së cilës në treg do të nxirrte 3 milionë euro. 

Lajmi fillimisht eshte publikuar te dielen, 19 gusht ora 15: 06 dhe është përditësuar sot, 20 gusht,  në orën 10:08
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët