TIRANE- Gjykata e krimeve të rënda në Tiranë dha masën e sigurisë për tre të arrestuarat në flagrancë me 8 kg heroinë në portin e Durrësit dy ditë më parë. Të vëna nën akuzën e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike, të rejat kanë dalë sot para togave të zeza ndërsa gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Donika Dervishin, pronare e automjetit ku u gjend e fshehur sasia prej 8 kg heroinë.
Ajo rezulton si e dyshuara kryesore për posedimin dhe transportimin e drogës. Sakaq, për Migena Dervishin dhe Sonila Popën gjykata dha masën detyrim paraqitje si dhe kërkoi sekuestron e pasaportave për të shmangur një largim të mundshëm nga Shqipëria deri në hetimin e plotë dhe zbardhjen e linjës së trafikut. Dy motrat dhe mikesha e tyre të cilat udhëtonin me makinën ku u gjet droga kishin planifikuar kalimin drejt Italisë nëpërmjet tragetit “Iliria” në linjën Durrës- Bari.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com