Heroinë e ndarë në doza gati për t’u shitur, arrestohen dy të rinjtë që merreshin me shpërndarjen e drogave të forta në Shkodër (EMRAT)

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur në flagrancë teksa shpërndanin heroinë me automjetin me të cilin lëviznin. Në pranga kanë rënë Erjon Stomiçi, 21 vjeç dhe Alvaro Vuksani, 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Pas kontrollit të bërë në automjetin e tyre, u gjet lëndë narkotike heroin ë ndarë në doza gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy