KORCË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit ndërsa 5 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohen për shpërndarje të drogave të forta.
Të arrestuarit janë R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë. Ndërsa nën hetim janë vënë A. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.
Të arrestuarit e shisnin drogën tek personat që janë vënë nën hetim ndërsa droga u është kapur 5 personave të tjerë të cilët sipas policisë e kishin blerë tek, R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe.
Në këtë operacion janë kapur edhe 98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.