Teatri Kombëtar nis këtë të enjte sezonin artistik me shfaqjen e premierës "Kujtesa e Ujit" të regjisores Rozi Kostani.
Kjo shfaqje hyn në kategorinë e komedive të zeza dhe bën fjalë për tri motra që mblidhen në një shtëpi të përmbytur për funeralin e nënës së tyre, ku pengu i së kaluarës është kredoja e përjetimeve emocionale.
Sezoni artistik i këtij teatri sipas drejtorit Hervin Çuli do të ketë rreth 30 shfaqje repriza më tepër se në sezonin kaluar, ku theksohet se kjo nuk ka lidhje me shtimin e buxhetit për shfaqjet, por me hapjen e dyerve për trupat private të vetëfinancuara.
Gjithashtu drejtori i teatri Çuli ka deklaruar rishikim e kontratave duke argumentuar se tashmë do të ketë kontrata nga 4 muaj deri në dyvjeçare. “Do të rikthej në teatrin Kombëtar Luli Bitrin dhe Luiza Xhuvanin”, ka deklaruar Çuli.
“Kujtesa e ujit” premierë e sjellë nga një trupë private dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës është vepër e autores angleze Sheila Stefanson.
“Kujtesa e Ujit” do të shfaqet në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Foto të tjera
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com