Ku është projekti i Teatrit Kombëtar???!!!...
Kam kohë që e shtroj këtë pyetje në faqen time fb por edhe në intervista të ndryshme! Besoj është një pyetje që shqetëson gjithë komunitetin teatror, në të dy anet e barrikadës, "mbrojtësit"por edhe"shkaterruesit" e godinës së vjetër. Unë jam një nga këta të fundit, " shkatërruesit"! Kam qënë dhe jam i bindur se në vend te godinës së vjetër duhet të ketë një teatër të ri,modern, me të gjitha parametrat e teknologjisë që kërkon koha. Per këtë kam vite që mbaj mbi shpatulla përbaltjen e vazhdueshme të t'gjithë atyre që kanë menduar ndryshe. E pranova për shumë kohë gjithë mutin që më hidhej mbi kokë me idenë se ditën që do celej teatri i ri do kisha arsye per tu ndjerë krenar për pozicionin që zgjodha.Por me kalimin e viteve, fatkeqësisht, u provua se të gjitha premtimet,mbledhjet, idetë, ishin kohë e harxhuar kot dhe një mashtrim i madh. Edhe sot e kësaj dite, ndërkohë qe ka filluar puna per ngritjen e fasadës, teatri i ri nuk ka një projekt publik nga brenda.Të gjithë e dinë që teatri nuk është ballina por infrastruktura e brendëshme, sallat, karriget, prozhektoret, akustika, vagonat,pistonat, rotativat, etj etj. Po pse nuk ka nje projekt te tillë edhe sot e kesaj dite???!!! Si kane filluar punimet e godines se B.Ingelsit pa e ditur se cfarë do ndërtohet brenda?!!!...
Në cilesinë e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, në kohën që u prish godina e vjetër, sëbashku me regjisorin Altin Basha për disa muaj kemi qenë antarë të komisionit të famshëm "Fusha".Kemi qënë syri dhe mendja e komunitetit, për të sygjeruar deri ne imponim cdo detaj nga përvoja jonë, për të përfituar cdo centimeter në shërbim te ëndrrës. Kemi debatuar me studion franceze që do zhvillonte interierin me ditë të tëra, e në fund besoj arritëm në një konkluzion të mrekullueshëm për atë që do të zhvillohej.Me luftën tonë projekti u modernizua nga ana teknologjike në parametrat më të shkëlqyer bashkëkohorë, kishim fituar, mbetej që studio franceze e projektimit të hartonte projektin përfundimtar. Pikërisht në këtë moment, Shkelqim Fusha tërhiqet nga financimi i projektit, me arsyetimin se ajo qe kërkonim ne si teknologji tek skena kryesore (vagona, pistona, dy rotativa, etj,etj) e shtonte koston e projektit me 7-8 milion euro, dhe atij (si u shpreh në mbledhje), nuk i dilnin llogaritë. Në atë moment projektin e morri përsipër bashkia. Ajo premtoi se teatri i ri do ndërtohej me fonde publike,pra do përballohej financiarisht nga shteti shqiptar.Që në atë moment (vazhdova te isha edhe për ca kohë drejtor i TK) e deri me sot, nuk jam kontaktuar më kurrë dhe nuk jam në dijeni per asgjë që ka ndodhur më pas me fatin e projektit. Sinqerisht nuk di për zotin Basha, ai ndofta ka informacion më tepër, por është përgjegjësi e tij kur dhe si shprehet.
Vitet kaluan, e une cdo ditë e më tepër bëhesha më i besdishëm me pyetjet e mija drejtuar bashkisë apo Ministrisë rreth teatrit të ri. Kur erdhi momenti, me mbarimin e mandatit, nuk konkurova më dhe normalisht u largova nga ajo detyre. Më pas u shmanga përfundimisht nga cdo kontakt mbi këtë temë. Edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që ka filluar ndërtimi i karabinase së Biarge Ingelsit, teatri i ri nuk ka nje projekt publik për interierin.Fazën e parë të projektit, karabinanë, thuhet se po e ndërton biznesmeni i njohur dhe mik i bashkisë Gent Sula, ndërsa projektin e brendëshëm (thuhet gjithmonë) e ka marrë përsipër "Atelie 4", që ndërtoi Turbinën, familja Eftimiu, miqtë e vjetër të kryeministrit. Sidoqoftë (pa dashur të spekulloj), gjithshka që thashë pak më sipër është vetëm produkt thashethemi, kërkoj ndjesë nëse gaboj.Tani askush nuk bën publike asgjë, nuk ka më asnjë transparencë mbi informacionin! Askush nuk e di si do të jetë e cfarë do jetë kjo godinë!!! Nëse kërkon sqarim, diku lart, besdisen dhe të shohin si të marrë. Ndaj në shkrimet e mija ju drejtova publikisht Robert Ndrenikes, si mik i Erion Velisë, meqë tha se aty brenda po bëhen mrekullira!!! Mbase ai e ka idenë e projektit, mund te ketë informacione konfidenciale. Pyeta edhe Ndricim Xhepën! E falenderoj shume Cimin! Folëm dhe më tha që ska asnjë dijeni. Fola dhe me Rajmonda Bulkun, e falenderoj! Edhe ajo njësoj, ska asnjë dijeni. Me Luiza Xhuvanin nuk kam folur. Këta e ndonjë tjetër janë sot njerëzit më me ndikim në rrethet politiko- artistike të teatrit. Nëse edhe ata nuk dinë asgjë, atëhere kush duhet të dijë?!!! Cfarë do të jetë kjo godinë (projekt nga brenda nuk ka), kapanon politiko kulturor ku nganjëherë do bëhet dhe teatër???!!! Kur do mbarojë përfundimisht ndërtimi i Teatrit Kombëtar??? Kane kaluar nja 6-7 vjet (në mos gaboj), dhe karabinaja është një pikë uji në oqean përpara ambjenteve brenda.
E pra, si mund ti besohet ketij pushteti???!!!... Premtojnë mrekullira dhe pastaj rrugës kupton që ishte një fiasko e madhe, per të mos thënë një mashtrim i madh. Po unë jam i detyruar ta vazhdoj këtë betejë! Kam mbi shpatulla gjithë mallkimin e njerzve! E di që do vazhdojnë të më shajnë edhe pas këtij shkrimi.Le ta bëjnë, punë e madhe, rendesi ka pyetja qe unë ngre e qe duhet te jete patjetër si pjesë e kërkesave "Flamingo". Për ndonjë që vazhdon e më can kokën me sharjet më banale po i them: nuk do dal kurre në tribunë, nuk dua asnjë post, nuk kam asnjë interes personal për të zgjidhur, jam në profesionin tim e atë sma heq dot as perëndia! Ndërkohë, kam një barrë të madhe shpirtërore për të shkarkuar: mashtrimin e madh me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Ndaj, "Flamingo" duhet të vazhdojë!
Në foto është Teatri Nacional i Bukureshtit, një mrekulli e kohës, që shpresonim ti ngjante sadopak projekti i munguar!
Komente




